
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka uruar 111 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së shqipërisë dhe ditën e flamurit duke shënuar se kjo “Festat e nëntorit gjithmonë na kujtojnë sfidat e rrugëtimit tonë historik në vuajtje, sakrificë dhe lavdi”, shkruan Top24
“Të gjitha këto sfida dhe ngjarje të lavdishme ngërthehen në njerëzit e mëdhenj të kohës, prej te Skënderbeu në Krujë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Vlorë, deri tek Ademi Jashari në Prekaz.
Amaneti i tyre, por edhe i shumë tjerëve, do të jetë fanar ndriçues për rrugën tonë drejt së ardhmes.” shkruan Faton Ahmeti.
GËZUAR 28 NËNTORIN E FLAMURIT!



