LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti : Ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, në një postim në profilin e tijë, ka kujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit, shkruan Top24.

 

Postimi plotë :

Sot, në Malësinë e Gjakovës, në qytetin e Bajram Currit u rikthye gjenerali Tahir Sinani, në bronz dhe me plotë lavdi. Gjeneral Tahir Sinani, komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, luftëtar i të gjitha luftërave, nip i Mic Sokolit e bashkëvendas i Bajram Currit, Haxhi Zekës e shumë figurave të ndritura të kombit tonë, u rikthye në statujë të bronzit në vendlindjen e tij, në Tropojën e lavdishme të shumë ngjarjeve historike. Ashtu siç e tha kryetari ynë, njëherit bashkëluftëtar i Tahir Sinanit dhe organizator i ngjarjes së sotme, z. Ali Ahmeti, se Tahir Sinani dhe të gjithë heronjtë sot do të ishin krenarë për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe më gjërë. Ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë, që të udhëhiqemi nga ato ëndrra fisnike dhe të punojmë ditë e natë për t’i jetësuar ato. LAVDI🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close