LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Ali Ahmeti edhe njëherë dëshmon që prioritet ka të ardhmen europiane të vendit

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur edhe njëher qëndrimin e liderit të BDI-së që Ali Ahmeti edhe njëherë dëshmon se prioritet ka të ardhmen europiane të vendit. Ndryshe ky reagim i Ali Ahmetit erdhi pas takimit Mickovski Kovaçevski ku kreu i VMRO-së kushtëzoi përfshirjen e partisë së tij në qeveri vetëm me largimin e BDI-së, gjë për të cilën Integristët u pajtuan duke i kërkuar Mickovskit të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe më pas të përfshihen në qeverinë e Kovaçevskit pa BDI-në, shkruan Top24

“Ali Ahmeti edhe njëherë dëshmon që prioritet ka të ardhmen europiane të vendit! Kthim prapa nuk ka!
Urdhëroni! BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie.” shkruan Ahmeti përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close