
Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin se koalicioni Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka përcaktuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit, që do të jetë Abdul-Selam Selami, shkruan Top24
Të dashur miq,
Është kënaqësi e veçantë të ju njoftoj se Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka përcaktuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit:
Së bashku me kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, do të jenë zëri i shkupjanëve për një kryeqytet modern dhe europian.




