
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 24 Marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë serbe për ti dhënë fund gjenocidit serb mbi popullatën civile të Kosovës, shkruan Top24
24 Marsi, dita e kthesës së madhe historike!
Fillimi i bombardimeve të NATO-s i dha fund gjenocidit serb mbi popullatën civile të Kosovës.
Gjithashtu, sot kujtojmë Epopenë e Dukagjinit që do të mbetet në memorie si ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës sonë për liri dhe pavarësi.
Ngjarje si këto, na kthejnë në kohë për të kujtuar sakrificën dhe vuajtjet shekullore të popullit tonë për pasur lirinë dhe për të krijuar shtetin.
E paçim përjetë Kosovën!



