
Bartësi i listë për këshilltarë në komunën e Tetovës nga radhët e BDI-së, Faton Ahmeti përmes një videopostimi ka porositur se BDI nuk është parti eksperimentuese dhe nuk ndryshon ideologjitë varësisht nga rrethanat.
“BDI është brend politik i shqiptarëve dhe jo parti eksperimentuese ku varësisht rrethanave ndryshojmë edhe ideologji. Se ne jemi në hap me partitë e zhvilluara europiane e dëshmon edhe agjenda jonë e gjelbërt dhe do ta jetësojmë në të gjitha nivelet e pushtetit. Forca jonë buron nga ju, prandaj me gjithë sinqeritetin dhe bindjen e madhe ju sigurojmë se fitorja e rradhës do të jetë fitore për të gjthë qytetarët e Tetovës, fitore për projekte kapitale dhe për Tetovën europiane” thotë Ahmeti në videopostimin e tij.Top24



