LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Sabriu nga Lëvizja Besa; Naser Zyberi të definoj nëse është avokati i popullit ose BDI-së

Shefi i departamentit juridik në Lëvizjen Besa, Fatmir Sabriu përmes një press konference gjatë ditës së sotme ka akuzuar avokatin e popullit Naser Zyberi i cili në emisionin 200 ë Alsat nuk flet për qytetarin dhe të drejtat e tij, por flet me superlativa për liderin e BDI-së, Ahmeti i cili pasi nuk e bëri kryeministër e bëri Avokat të Popullit në fakt avokat personal të tij, shkruan Top24

“Ne shprehim indinjatën tonë në lidhje me deklaratën e Naser Zyberi dhënë në emisionin 200 në Alsat me të cilën deklaron se kur do të vijë momenti do të ulet dhe do të bisedoj me ‘kryetarin Ahmeti’jo për të drejtat e qytetarëve, por për mundësinë e ushtrimit të pozicionit të kryeministrit duke i’u referuar kryetarit të BDI-së me fjalët kryetar, lider, mësues, i pari. Me këtë ai na bën të kuptojmë se ai nuk flet në pozicionin që ka të mbrojë popullin, por flet në cilësinë e anëtarit të BDI-së.” tha Sabriu, përcjellë Top24
Sabriu me tej shton se si subjekt kërkojmë edhe nga organizmat ndërkombëtare që ta shfrytëzojnë kredibilitetin e tyre dhe largojnë militantët partiak nga institucioni. Në anën tjetër dëshirojmë t’ia kujtojmë avokatit se korrupsioni nuk luftohet duke raportuar para partisë, por para institucioneve ndërkombëtare dhe para qytetarëve apo mos ndoshta edhe Ju jeni në atë post si rezultat i ndonjë marrëveshje politiko-korruptive. Thirrjet e ambasadores se SHBA ne Maqedoni, se korrupsioni duhet të luftohet si duket nuk kanë shkuar ende në zyren e Avokatit te Popullit ndoshta ai ka ndryshuar adresë dhe është transferuar në BDI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close