
Aleanca për Shqiptarët nga e java e ardhëshme do të drejtoj Ministrinë e Shëndetsisë e cila si e tillë do të menaxhohet nga mjeku specialist Fatmir Mexhiti.
Në vazhdim janë të dhënat për biografin e Fatmir Mexhitit.
Fatmir Mexhiti është mjek specialist në neurologji, me përvojë menaxheriale në sektorin e shëndetësisë publike, me fokus në sigurimin e cilësisë së shërbimit, si dhe në analizën dhe përpunimin e temave që lidhen me aspektet profesionale të kujdesit shëndetësor terciar.
Para kësaj, ka qenë mjek në SHZHQ QShU për Neurologji Shkup (2011 – 2015), në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor Primar “Dr Fatmir” (2007-2010) dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad (2000-2007).
Fatmir Mexhiti ka specializuar në neurologji pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (2015), është licencuar për praktikë mjekësore pranë Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (2000), ndërsa si Doktor i mjekësisë ka diplomuar pranë Universitetit të Sarajevës (1999).



