
Kryetari i partisë NISMA të Kosovës, Fatmir Limaj ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë përmes një mesazhi publik, duke vlerësuar rolin e të rinjve në proceset shoqërore dhe kombëtare.
Ai ka theksuar se historia ka dëshmuar se sa herë të rinjtë shqiptarë janë ngritur me guxim dhe dinjitet, zëri i tyre është kthyer në zërin e popullit dhe ka sjellë ndryshim.
“Historia ka dëshmuar se sa herë të rinjtë shqiptarë janë ngritur me guxim dhe dinjitet, zëri i tyre është kthyer në zërin e popullit dhe ka sjellë ndryshim.
Shqiponja gjithmonë fluturon më lart kur bijtë dhe bijat e saj qëndrojnë bashkë, me zemër, dije dhe vendosmëri, për të mbrojtur atë që i takon kombit të tyre” ka shkruar Fatmir Limaj



