
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët me rastin e ditës së xhuma, duke theksuar rëndësinë e punëve dhe investimeve që po hapin rrugë të reja për zhvillimin e komunës.
“Nga Kollara dhe në çdo pëllëmbë të saj, punët hapin rrugë e rrugët na afrojnë me njëri-tjetrin, me shkollat, spitalet dhe me zhvillimin që të gjithë e duam. Sot, ju uroj një xhuma të begatë, plot dritë e mirësi nga i Madhi Zot,” u shpreh Dehari.
Kryetari theksoi se investimet në infrastrukturë janë jo vetëm lehtësim për qytetarët, por edhe shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të komunës.



