
Fatmir Dehari, kandidat për kryetar të Kërçovës ka njoftuar se të shtunën, më 9 gusht në Pallatin e Kulturës në Kërçovë do prezantohet projekti zyrtar i filmit ndërkombëtar, njofton Top24
“Moment historik për të kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme!
Të shtunën, më 9 gusht, në ora 12:00, në Pallatin e Kulturës – Kërçovë, do të prezantohet projekti zyrtar i filmit ndërkombëtar “SULTANES – MAZLLAM QAFES”.
Ftohen me respekt, intelektualët, afaristët dhe gjithë qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore, që sjell në dritë një histori të fuqishme, domethënëse dhe frymëzuese për brezat e sotëm e të ardhshëm”, tha Fatmir Dehari.



