LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Dehari hapi shpallje publike për bursa për studentë – ja si aplikohet

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka njoftuar se ka hapur shpallje publike për bursa për studentë, njofton Top24

Aplikimi mund të bëhet në këtë link: Konkurs për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2025/26 – Komuna e Kërçovës

“BURSA PËR STUDENTË

Shpallje publike Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2025/26
Komuna e Kërçovës ka përgatit konkurs me anë të shpalljes publike nga data 08.08.2025 në gazetë ditore dhe web-faqen të Komunës së Kërçovës për ndarjen e Bursave për studentë .
➡️ Komuna e Kërçovës, 8 vite radhazi shpërblen studentët nëpërmjet ndarjes së Bursave për një vit akademik.
Këtë vit akademik janë paraprë të ndahen gjithsej 60 Bursa, të cilat do tu ndahen nga 4000 denarë përgjat 8 muajve.
Për vitin akademik 2025/26 bursat do të shpërndahen për dy kategori:
-30 Bursa për studentët me suskes të lartë
-30 Bursa për studentët me gjendje të rëndë ekonomike
➡️Të gjithë të interesuarit kanë kohë që dokumentacionin e parparë ta dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Kërçovës jo më vonë se deri më datë 15.10.2025.
Dokumentacionin përkatës për procedurën e aplikimit e gjeni në linkun më poshtë.
➡️Për ç’do informacion shtesë apo plotësues ju lutemi drejtoheni në institucionin e Komunes së Kërçovës.
Konkurs për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2025/26
8 Gusht, 2025 in TABELA E LAJMËRIMIT”, shkruan Dehari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close