
Bebet në epruvetë janë ato embrione që mbetën të ngrira prej vitesh në azot të lëngët, sepse çiftet që kërkuan riprodhim të asistuar mjekësor nuk i përdorën ato. Një shifër të saktë se sa embrione janë në total, nuk ka, por flitet që mund të jenë nga 55 mijë deri në 200 mijë vetëm në Itali, ku është ngritur si shqetësim. Me ligj ato nuk mund të eliminohen, pra të zhbëhen dhe as të përdoren për kërkime shkencore.
Ministria e Shëndetësisë italiane ka një projekt për të rikuperuar të paktën një pjesë të tyre duke lejuar të “birësohen” nga çifte që kërkojnë një fëmijë dhe kanë probleme me fertilitetin. Pra, një grua që s’mund të mbetet shtatzënë, mund të implantojë në mitrën e saj një bebe epruvete. Kështu embrionëve u jepet jetë pa i lënë të ngrirë në përjetësi dhe pa i vrarë ata. Hapat e parë në lidhje me këtë çështje janë bërë. Tashmë nevojitet hartimi i një rregulloreje që të duhet rregullojë këtë çështje të ndjeshme dhe komplekse.



