Facebook i jep fund censurës mbi të djathtën/ Reagon Trump: Ky është progres

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump reagoi pasi kompania Meta bëri të ditur se ka vendosur t’i japë fund programit të kontrollit të fakteve në Facebook, Instagram dhe platformat e tjera të saj.
Meta bëri me dije se ky vendim për heqjen e kufizimeve në mediat e saj sociale synon rikthimin e fjalës së lirë në platformat e saj.
Madje kompania e pranoi se praktikat e saj të modelimit të përbajtjes kanë shkuar shumë larg.
Duke folur për Fox News, presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se ai mendon se ‘prezantimi që bëri kompania Meta ishte i shkëlqyer’.
“Ky është goxha progres,” tha Trump.
Kujtojmë se Facebook, Instagram dhe mediat e tjera sociale në pronësi të kompanisë Meta janë kritikuar vazhdimisht se po censurojnë zërat konservatorë.
Ndërhyrje të tilla kanë rënduar mbi mediat e djathta në mbarë botën, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Kontrolli i përmbajtjes në këto rrjete sociale bëhej nga palë të treta, të kontraktuara për këtë qëllim. Më përpara ka pasur spekulime se pas këtyre kontrolluesve të fakteve qëndronte miliarderi ultra-majtist George Soros.



