Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”.
“Ky trofe është prej përpjekjeve të mia. Kemi sakrifikuar dhe luftuar shumë për të arritur deri këtu. Falenderoj trajnerin, shokët dhe familjen time që më ka mbështetur në çdo hap”, tha Përndreca.
Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.
Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre. Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).



