BotaLajme

F16 në Ukrainë, SHBA jep dritë jeshile: Dërgimi përmes Danimarkës dhe Holandës!

Shtetet e Bashkuara ia dhanë dritën jeshile dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, në mënyrë që vendi të mbrohet më mirë nga pushtuesit rusë, e pohuar kjo nga një zyrtar amerikan.

Kievi kishte kërkuar vazhdimisht F16-ta për të luftuar ushtrinë e Moskës nga ajri.  Uashingtoni u ka dhënë garanci zyrtare Danimarkës dhe Holandës se Shtetet e Bashkuara do ta përshpejtojnë miratimin e kërkesës për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, shtoi i njëjti zyrtar i paidentifikuar. Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra e përshëndeti vendimin e tha se tani do ta diskutojnë këtë çështje me partnerët europianë. Një pohim i ngjashëm erdhi edhe nga Danimarka.

“Qeveria e ka thënë disa herë se donacioni është hap i natyrshëm pas trajnimit. Ne jemi duke diskutuar këtë gjë me aleatët e ngushtë dhe pres që shumë shpejt të jemi më konkretë”, tha ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close