LajmeRajon

Aksioni i policisë për aferën e rezervave shtetërore, LDK-ja thirr konferencë

Pas zhvillimeve të sotme, ku u arrestuan tre persona në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.

“Sot (e premte), më 18 gusht 2023, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së. Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Ridvan Muharremin, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.

Zyrtarë nga PDK-ja e AAK-ja kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari që hetimet të vazhdojnë të papenguara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close