
Gjatë mbrëmjes së sontme burime për Top24 kanë bërë të ditur se një nga eksponentët e qeverisë dhe pjesë e koalcionit VLEN ka rivendosur kontaktin me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe se po ashtu nga i njejti burim njoftojnë se eksponenti VLEN-it tani më mund të ketë vendosur kontakte edhe me BDI-në, shkruan Top24
“Po është e vërtetë që kryetari Taravari është njeri që sheh më larg se një hatërmbetje personale. Ai i ka tejkaluar me kohë këto probleme kur flitet për çështje kruciale për shqiptarët. Personi për të cilin pretendoni po ka kontaktuar por smund të them saktësisht detajisht se çfarë kurë dhe si. Ata e ndjejnë veten të mashtruar nga VLEN-i pasi nuk morën ato që ju premtuan dhe tani me përfshirjen e Lëvizjes Arbëria dhe të Menduh Thaçit atyre do të ju meren edhe dikastere tjera kështu që ata po bëjnë përpjekje për të vënë kontakte edhe me BDI-në madje deri tani mund edhe të kenë vënë” tha për Top24 burimi.
Ai më tej shton se deri në ditën e zgjedhjeve pritet të ndodhin zhvillime interesante dhe besoj se këto zhvillimi do të ju shërbejnë shqiptarëve që më në fund edhe ata që kanë gabuar dhe u larguan nga rruga për ti thënë jo nënçmimit të shqiptarëve po e përjetojnë tani drejtë për drejtë këtë nënçmim dhe kështu pritet të braktisin këtë anije turpi.



