
E ardhmja e Cristopher Nkunku është larg Milanit dhe duket se sulmuesi është gjithnjë e më pranë kthimit në Premier League. I lënë jashtë projektit teknik të Ruben Amorim, sulmuesi francez tashmë është zyrtarisht në listën e futbollistëve të shitshëm.
Në Angli ai vazhdon të pëlqehet dhe sipas portalit ‘The Article’, Newcastle ka arritur një marrëveshje verbale me ish futbollistin e Chelsea në lidhje me detajet e kontratës personale. Por Magpies, edhe pse kanë akordin me lojtarin, ende nuk kanë hyrë në kontakt me Milanin që për të evituar minusvalencën në lidhje me kartonin e tij teksa një vit më parë pagoi 37 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, tani kërkon 30 milionë euro.
Nuk është një mister që Newcastle është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe shifra e kërkuar nuk i tremb anglezët, por konkurrenca nuk mungon sepse situata e Nkunku po monitorohet edhe edhe nga Aston Villa me këtë të fundit që për momentin është mjaftuar me kryerjen e disa sondazheve
Milani është gati të përshëndesë Nkunku pas vetëm një sezoni ku ai regjistroi 8 gola të shënuar dhe 3 asist në 35 ndeshje zyrtare. Tani topi është në fushën e Newcastle; kuqezinjtë presin vetëm ofertën e duhur.



