LajmeMaqedoni

Është kthyer në vend një pacient që po mjekohej në Greqi, sonte priten edhe katër pacientë nga Spanja

Pacienti njëzet e dy vjeçar i lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili po mjekohej në Athinë, sonte është kthyer në vend.Ndërkaq po sonte pritet në vend të kthehehn edhe katër pacientë që u transportuan për shërim në Spanjë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski e pritën pacientin në aeroportin e Shkupit, shprehu shpresën se pas qëndrimit 24 orësh, pasi të bëhen analizat toksikologjike, Angeli do të lëshohet për mjekim shtëpiak.

Lidhur me katër pacientët që po mjekohen jashtë vendit dhe janë në gjendje kritike, ministri bëri me dije se nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme pritet kthimi i disa prej pacientëve që mjekohen jashtë vendit.

“Ne vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore në vendet ku ndodhen këta pacientë. Misionet tona diplomatike-konsullore janë vazhdimisht në komunikim me familjet”, theksoi Mucunski në një deklaratë për media.

Related Articles

Back to top button
Close
Close