LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi për 8 Marsi është dita simbolike që na e ndërmend detyrimin që e kemi të gjithë për ta respektuar dhe afirmuar rolin e gruas në shoqëri

Kryetari i Alterativës, Afrim Gashi ka uruar të gjithë gratë për 8 Mars përmes një postimi në profilin e tij në FB, shkruan TOP24.
Gashi në profilin e tij shkruan se “Dita Ndërkombëtare e Grave është dita simbolike që na e ndërmend detyrimin që e kemi të gjithë për ta respektuar dhe afirmuar rolin e gruas në shoqëri. Në të vërtetë, 8 Marsi është vetëm shenja kalendarike e këtij detyrimi tonë të përditshëm dhe të vazhdueshëm, kudo që jemi dhe në çfarëdo veprimtarie që ushtrojmë, që gjithnjë, gjithkund dhe gjithmonë të angazhohemi që edhe gjysma më e bukur e qenies njerëzore të jetë e barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Duke qëndruar në vlerat tona ideologjike, edhe një herë e rikonfirmojmë përkushtimin tonë që celula e shoqërisë sonë mbetet familja tradicionale, në të cilën nëna është strumbullari mbi të cilin ndërtohet shoqëria.”, shkruan Gashi përcjellë TOP24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close