MaqedoniTopLajm

ESHS thotë se numri ka shkuar i të regjistruarve 130.009

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se deri sot në orën 8, numri i përgjithshëm i qytetarëve të vetë-regjistruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut është 130.009.

Në 24 orët e kaluara, sipas EShS-së, janë regjistruar 8.429 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë.

“Interesi i qytetarëve tanë jashtë vendit për të shfrytëzuar mundësinë për t’i dhënë të dhënat e tyre në procesin e numërimit të diasporës po rritet çdo ditë. Ky aktivitet është ka një rëndësi t[ jashtëzakonshme edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe për të gjithë diasporën – pas shumë vitesh dhe lloj-lloj spekulimesh me numrin e qytetarëve të emigruar, më në fund do të kemi pasqyrë të qartë se ku janë dhe sa emigrantë tanë janë, që të mund të krijohen dhe të drejtohen politika të duhura për t’i mbështetur ato dhe për t’ju ofruar shërbime që u nevojiten nga vendlindja e tyre”, thuhet në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close