LajmeMaqedoniTopLajm

Erdogani: Rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të kujdesen për Aja Sofian

Të paktën 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të kujdesen për sigurinë e Hagia Sofias, statusi i së cilit tashmë ka ndryshuar  nga muze në xhami. Këtë e kumtoi në konferencë shtypi në Ankara presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Kemi paralajmëruar se që tani Aja Sofia do të jetë e hapur 24 orë në ditë. Për sigurinë do të kujdesen 500 persona. E falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme (të Turqisë Sulejman Sojlu)”, tha Erdogan.

Ai shtoi se “hapja e Aja Sofias për lutje do të thotë ripërtëritje e kombit turk”.

Në ndërkohë, autoritetet turke e sigurojnë UNESKO-n për qëllimet e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me organizatën gjatë kryerjes së punës së planifikuar për restaurim pas ricaktimit të Hagia Sofisë nga muze në xhami.

Nga UNSEKO kumtuan se Turqia ka premtuar se do të ftojë një delegacion ekspertësh të organizatës për të biseduar për planin e restaurimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close