BotaLajmeTopLajm

Erdogani krahason Netanyahun me Hitlerin: Ne jemi si mish e gjak me vëllezërit tanë palestinezë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka krahasuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin nazist Adolf Hitler, duke thënë se as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Pas kthimit nga Bagdadi, në një bisedë me gazetarët të martën, Erdogani ka thënë se Turqia po bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Gazën.

“Ne jemi si mish e gjak me vëllezërit tanë palestinezë. Ata po lëndohen dhe askush nuk duhet të mendojë se ne po flemë të qetë. Ne do të vazhdojmë të zbulojmë të vërtetën dhe të flasim për vrasjet e Izraelit. Hitleri i kësaj kohe, Netanyahu dhe ndihmësit e tij nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe drejtësisë”, ka thënë Erdogan.

Ai shtoi se pushtimi i Gazës nga Izraeli do të hapte derën për pushtime të reja dhe do ta rriste agresivitetin izraelit.

“Nëse bota islame nuk zgjohet nga dridhjet e shkaktuara nga masakrat në Gaza, të cilat klasifikohen si gjenocid, ajo rrezikon të humbasë plotësisht reflekset e saj”, ka paralajmëruar Erdogan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close