Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se kanë ngritur kallëzim penal kundër A.K.(73) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se për një kohë ka mbajtur të mbyllur në shtëpi nusen – gruan e birit të tij. Gjatë kësaj kohe, ai edhe e ka rrahur të njëjtën duke i shkaktuar lëndime trupore.
“SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.K.(73) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndime trupore” gjatë dhunës familjare dhe “cenim i sigurisë”. I denoncuari, nusen e tij e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi, fizikisht e ka rrahur në disa raste dhe i ka shkaktuar lëndime”, shkruan në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.