BotaLajmeTopLajm

Erdogan paralajmëron se ende mund të bllokojë Suedinë dhe Finlandën për në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja ende mund të bllokojë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO nëse të dy vendet dështojnë të përmbushin plotësisht pritjet e tij.

Ai tha se nëse dy vendet nordike refuzojnë t’i mbajnë premtimet e tyre, duke përfshirë ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm me lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde, parlamenti i Turqisë mund të refuzojë të ratifikojë marrëveshjen e arritur të martën., shkruan The Guardian.

Turqia më herët ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Related Articles

Back to top button
Close
Close