BotaEkonomiKurioziteteLajme

Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kryer vozitjen testuese të prototipit të parë të veturës turke TOGG, në provincën turke Kocaeli.

“Shpresojmë që hapja zyrtare e fabrikës së TOGG-ut në Gemlik, do të ndodhë më 28 tetor”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se vetura TOGG do të shfaqet nëpër rrugët e Turqisë në tremujorin e parë të vitit 2023.

“Do ta bëjmë veturën turke të qasshme për popullin tonë dhe botën, pavarësisht atyre që thonë: ‘Nuk mund ta bëni, nuk do ta prodhoni’, shtoi presidenti turk.

Kompania TOGG u themelua në vitin 2018, kur edhe për herë të parë u prezantua prototipi i veturës elektrike.

TOGG ka për qëllim të prodhojë një milion vetura në pesë klase të ndryshme deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close