BotaLajme

Erdogan: Bideni duhet të bashkëpunojë me Turqinë për çështjen e Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se administrata e presidentit të SHBA-së Joe Bidenit duhet të mbajë premtimin e saj dhe të punojë me Turqinë për ta ndaluar së bashku tragjedinë dhe për ta mbrojtur demokracinë në Siri.

Erdogani foli për Sirinë me rastin e shënimit të një dekade nga fillimi i luftës civile në atë vend, raporton “Anadolu”, transmeton “Zeri.info”.

“Jam krenar të them se pozicioni i Turqisë nuk ka ndryshuar që nga fillimi i luftës civile në Siri”, tha Erdogani.

Ai tha se populli turk beson se krijimi i një sistemi që do të jetë në gjendje të përfaqësojë të gjithë sirianët është çelësi i paqes dhe stabilitetit në Siri.

Sipas tij, një zgjidhje paqësore dhe e qëndrueshme nuk do të jetë e mundur pa respektuar integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close