BotaLajmeMaqedoni

Epoka e artë e SHBA-ve me Trump! Analistët: President i paparashikueshëm, ndalimi i luftërave dhe ekonomia në fokus të administratës së re!

Ne emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia u diskutua zgjedhje e Donald Trump si president I 47-të I SHBA-ve.

Analisti Ismet Ramadani tha se me Trump nis një epokë e re e artë, ashtu siç tha dhe vetë presidenti.

Trump në këtë mandat ka afër vetës njerëzit e epokës së re si Elon Musk, ai prej sot na përgatiti për një epokë të artë! Ishte më i ekuilibruar në fjalim, më bindës si president”, tha Ramadani.

Për analistin Imer Selmani, Trump është i paparashikueshëm.

“Trump është i paparashikueshëm! Edhe vetë amerikanët ishin të befasuar nga disa vendime që ai mori në mandatin e kaluar. Disa mendojnë që Trump ka aftësi që për shkurt kohë të ndalojë luftërat në botë, me kompromisë ose detyrime të ndalojë luftën Rusi-Ukrainë ose edhe të zgjidh konfliktin në Izrael-Palestinë sepse të dyja luftërat shqetësojnë botën. Biden kishte kohë dhe nuk veproi diçka në një vit e gjysëm, ndaj tash shohim se çka do të ndodhë tutje me Trump”, tha Selmani.

Analistin Ibrahim Mehmeti tha se prioritet i Trumpit duket se është ekonomia e vendit.

“Amerika pak nervoze më duket, fokusi I tij është në zhvillimin e brendshëm të Amerikës dhe e ka më të drejtë sepse pa mos qenë I fortë brenda, nuk mund të jesh jashtë. Bëri premtime të mëdha për luftën në Lindje të Mesme mirëpo deklaratat i kishte korrekte. Nuk mu duk konkret me deklaratat për politikën e jashte”, tha Mehmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close