LajmeRajon

EPIK: Raporti për Kosovën 2020, vit i humbur Evropian

Komisioni Evropian publikoj Raportin Vjetor për Kosovën 2020.

Raporti vlerësoj se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane.

Sipas instituti EPIK, sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave. Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti bënë thirrje për marrjen e hapave substancial për arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, si hap kyç për avancimin e rrugës integruese të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave”, thuhet ndër te tjera ne raport.

Sa i përket punës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta bashkëpunimi i plotë i institucioneve të Kosovës mbetet esencial. Është e rëndësisë vitale që të mundësohet funksionimi i pavarur dhe i pa penguar i Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta.

Raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë.

Qeveria ka dështuar të adresoj sfidat strukturore që minojnë zhvillimin e sektorit privat dhe nuk ka arritur të avancojë reformat në arsim. Vendimmarrja ad-hoc e Qeverisë, me theks të veçantë marrja e vendimeve financiare dhe emërimet politike kanë minuar besimin e publikut në institucionet publike. Koordinimi i dobët qendror dhe ndër-ministror qeveritar vazhdon të pengoj zbatimin e reformave.

Struktura e shpenzimeve publike ka vazhduar të degradoj. Rënia e shpenzimeve kapitale, rritja e shpenzimeve për skemat sociale dhe rritja e pagave në sektorin publik janë duke paraqit rrezik për financat publike dhe janë duke penguar zhvillimin e sektorit privat.

Terminalet doganore vazhdojnë të janë të vendosur në objektet private të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore. Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndaloj përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore dhe duhet të siguroj një tranzicion të terminaleve tek objektet publike, siç është aeroporti i vjetër i Prishtinës.

Kosova ka bërë progres të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave. Institucionet kanë dështuar të miratojnë regjistrin e ndihmës shtetërore në përputhje me afatin ligjor të MSA-së – 1 prill 2019. Po ashtu, Kosova është në rrugë të mbarë të dështoj në përmbushjen e obligimit ligjor të MSA-së për të siguruar mbrojtje të të drejtave intelektuale, industriale dhe komerciale, në nivel të njëjte të mbrojtjes siç është në BE deri në prill të vitit 2021.

Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close