LajmeRajon

Enver Hasani për Marrëveshjen e Ohrit: I lëvizi shtyllat e shtetësisë së Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka lëvizur shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Hasani tha se kjo e bën që Kosova përfundimisht është futur në një proces që do ta bëjë të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut.

“Është marrëveshje bazë që rregullon materien tërësisht kushtetuese dhe definon origjinën, organizmin dhe funksionimin e autoritetit publik sa i përket komunitetit lokalë serb, dhe raportin e këtij autoriteti publik me këta qytetarë serbë, që janë shtetas të Kosovës. Bëhet fjalë për materie, apo marrëdhënie shoqërore të autoritetit publik të cilat në pjesën ndërrmuese mbi 90 për qind i takojnë kushtetutës. Kjo rrethanë, e bën që Kosova përfundimisht është fut në një proces që do ta bëj të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut edhe më herët, por tash e bën të prekshme, pasi i ka lëvizë shtyllat bazike të shtetësisë së Kosovës”, tha Hasani në T7.

Kujtojmë që marrëveshja Kosovë-Serbi ka hyrë në fuqi me deklaratën e Josep Borell të shtunën rreth mesnatës. Sipas BE’së ajo është ligjërisht obligative. Kështu e shohin edhe Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar dhe ambasadori Christopher Hill.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close