LajmeSport

Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Argentina është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë në një çerekfinale dramatike të zhvilluar në Kansas City.

Kampionët në fuqi e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 10-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lionel Messi, Alexis Mac Allister u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 67-të me Dan Ndoye, i cili realizoi një gol të bukur me një goditje të harkuar nga një kënd i ngushtë, duke rikthyer emocionet në sfidë.

Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak. Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së VAR-it, që konstatoi simulim në zonë, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë futbollistë.

Edhe pse në inferioritet numerik, Zvicra rezistoi deri në fund të kohës së rregullt dhe e çoi ndeshjen në shtesë, ku dukej se gjithçka po shkonte drejt penalltive.

Por në minutën e 112-të, Julián Álvarez nxori në pah klasin e tij me një goditje spektakolare nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke rikthyer avantazhin për Argjentinën.

Në sekondat e fundit të sfidës, në minutën e 121-të, Lautaro Martínez vulosi kualifikimin me golin e tretë, duke i dhënë fund ëndrrës së Zvicrës.

Me këtë fitore, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit botëror dhe siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Anglinë.

REZULTATI:

Argjentina 3-1 Zvicra

Mac Allister 10’, Alvarez 112’, Lautaro 120+1’ / Ndoye 67’

Related Articles

Back to top button
Close
Close