LajmeSport

Endrick dëshiron të qëndrojë te Lyon: Jam i lumtur këtu

Sulmuesi Brazilian Endrick, është shprehur se është i lumtur te skuadra franceze, Olympique Lyon.

Deklaratat e tij vijnë menjëherë pas një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjen e fundit, ku Endrick realizoi gol në fitoren 4:2 të Lyonit ndaj Stade Rennais, transmeton Klankosova.tv.

“Jam i lumtur këtu… Nëse duhet të rikthehem te Real Madridi, do të rikthehem, por nëse duhet të qëndroj te Lyoni, do të qëndroj”, ka deklaruar ai. “Për të qenë i sinqertë, do të doja shumë të qëndroj këtu në Lyon. Ata po bëjnë gjithçka që të ndihem mirë”, ka thënë braziliani, transmeton Klankosova.tv.

Forma e mirë e sulmuesit të ri në Ligue 1 ka rritur ndjeshëm vëmendjen rreth tij, duke e shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Ndërsa skuadra Real Madrid, kohëve te fundit ka shprehur interesim që ta kthejnë lojtarin nga huazimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close