LajmeMaqedoniTopLajm

Emir Sulejmani: Komuna e Zhelinës nuk ka nevojë për mashtrime me asfalt, por për punë të ndershme

Kandidati i Alternativës për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po realizohen projektet rrugore në komunë. Ai thekson se bëhet fjalë për mashtrime zgjedhore me asfalt, pa transparencë dhe pa standarde, ndërkohë që komuna vuan nga borxhe të mëdha financiare.

Nëpërmjet një njoftimi publik, Sulejmani shkruan:

🚧 Mashtrime me asfalt, jo investime për qytetarët!
Rrugët po hapen pa tabela, pa projekte dhe pa mbikëqyrës.
As nuk dihet kush është realizuesi, as kush mban përgjegjësi për cilësinë.
Kjo është fushatë zgjedhore me paratë e qytetarëve!
Në vend që të punohet me standarde dhe transparencë, bëhet “shkel e shko”, vetëm për t’u bërë fotografi para zgjedhjeve.
Kjo është tallje me qytetarët dhe turp për një komunë që ka miliona euro borxh.
Komuna Zhelinës nuk ka nevojë për rrugë të sajuara për vota, por për punë të ndershme e të qëndrueshme.
#JoMashtrimeve
#ZhelinaMeritonMëShumë

Related Articles

Back to top button
Close
Close