LajmeTeknologji
Elon Musk ngre alarmin: Mos përdoni më Whatsapp, po ju vjedh të dhënat

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit. Aplikacioni i mesazheve të menjëhershme ka filluar të zbatojë ndryshimet e tij në të gjithë botën, duke informuar përdoruesit e tij përmes njoftimeve në vetë sajtin.

Një nga personazhet që ka qenë kundër kësaj politike të re ka qenë Elon Musk. Themeluesi i Tesla ka inkurajuar ndjekësit e tij të shkarkojnë një tjetër aplikacion për mesazhe. Përmes një komenti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Musk ka qenë shumë i qartë me qëllimet e tij: “Përdorni SIGNAL”.