LajmeMaqedoni

Elmazi: Saraji përfiton grant për projektin “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi”

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se sot në Klubin e Deputetëve në Shkup ka nënshkruar marrëveshjen për grantin për realizimin e projektit “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi”, transmeton Zyrtare.

Projekti, i cili realizohet në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, synon të ofrojë ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi për persona dhe familje që kanë nevojë për mbështetje të veçantë.

Sipas Elmazit, përmes projektit do të angazhohen persona të trajnuar, të cilët do të ofrojnë drejtpërdrejt në shtëpitë e përfituesve shërbime të kujdesit dhe ndihmës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve sociale në Komunën e Sarajit dhe për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët që kanë nevojë për përkujdesje dhe mbështetje”, ka shkruar Elmazi.

Ai ka shprehur mirënjohje për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close