LajmeRajon

Eliza Hoxha kritka Osmanit se “harroi“ ta falënderojë Jahjagën për sigurimin e paijses PET scan

Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Eliza Hoxha ka kritkuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mospërmendjen e kontributit të ish presidentes Jahjaga në sigurimin e pajisjes PET scan, e cila iu dhura sot Kosovës.

“Një ish presidente dhe një presidente e Kosovës. E para e kishte siguruar pajisjen PET scan e dyta po e pranonte sot si presidente. E dyta “kishte”harruar me përmend të parën e me falenderu për kontribut edhe pse ishin së bashku kur u pre shiriti.Kjo përveç një gjest vogëlsie nga presidentja aktuale zonja Osmani, flet për mungesë respekti institucional e pastaj edhe gjinor.”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ajo ka thënë se gratë duhet të përkrahin njëra tjetrën edhe kur janë në të njëjtin nivel.

Gratë në paqe dhe siguri duhet me u përkrahë brenda edhe të njejtit nivel presidente, jo veç jashtë “Kosovës dhe jo veç kur janë të pafuqishme apo viktima.E ndërsa përkushtimi i vazhdueshëm ndaj publikes edhe kur nuk je në pushtet flet për dashni e konsistencë të zonjës Jahjaga.”, ka përfunduar ajo.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës nga sot u paijs me skander në vlerë prej 1.5 milion eurove që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

E për këtë kontribut dha Fondacioni Jahjaga në bashkëpnim me Fondacionin Filantropik Alwaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alwaleed Bin Talal AlSaud.

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook u shpreh krenare për këtë arritje, duke siguruar se nuk do të jetë e fundit./

Related Articles

Back to top button
Close
Close