“El Nino me fenomene ekstreme e agresive, vera do shtyhet deri në tetor”, sinoptikania bën parashikimin e motit

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, sinpotikania e njohur Lajda Porja ka shpjeguar fenomenin El Nino që ndikon në kushtet atmosferike dhe se si do jenë temperaturat për muajin Korrik.
Aktualisht jemi me një verë tipike të korrikut dhe tipike shqiptare. Ende nuk i kemi pasojat e ndikimit të El Ninjos, kemi një fundjavë me temperaturat 34-35 gradë celsius, ndonjë zonë shumë e izoluar 36 gradë, një fundjavë me diell. Java tjetër do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak se do të kemi goditje nga valët e të nxehtit afrikan përkatësisht në pellgun e Mesdheut edhe pse Shqipëria në periferi do të shënojë edhe 37-38 gradë. Me pak fjalë korriku do të jetë ditë të nxehta, shoqëruar me ditë shumë të nxehta”, shprehet sinoptikania.
“Pa diskutim që ne presime dhe vlera 40 gradë. Ne sapo kemi startuar dhe sapo kemi hyrë në verë dhe do kemi përveç temperaturave të larta, një spostim të verës drejt stinës së vjeshtës. Shtatori dhe tetori do ketë ditë plot me diell dhe me temperatura më të larta sesa duhet të jenë. Vera do të zgjatet, dimri do të cungohet, këto janë pasojat e El Ninos, ku dimri nga Dhjetori, Janari, Shkurti do të cungohet dhe vetëm një muaj ose një muaj e gjysmë dhe më pas do të kemi më shumë muaj me temperatura mbi mesataren sesa muaj tipik të dimrit”, ka thënë Porja.



