LajmeMaqedoni

Ekspertët ndërkombëtarë: Është koha që RMV-ja të lëviz përpara

Ish-Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker, vlerëson se zgjerimi i BE-së s`ka alternativë dhe se kjo është e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër analisti ballkanik, Edëard Joseph, vlerëson se qeveria e re në Shkup duhet të dëshmojë lidership, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që mori gjatë zgjedhjeve. Për zërin e amerikës në gjuhën maqedonase ai thekson se do të ketë partner shqiptar në Qeveri, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jetë opozita VLEN.

Edward Joseph , analist Ballkanik

Do të ketë partner shqiptar në Qeveri. Me siguri do të jetë opozita VLEN. Ata do të kenë sfida, u obliguan të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Çfarë do të ndodh nëse pas 6 muajsh nëse me VMRO-DPMNE-në në Qeveri nuk votohen ndryshimet kushtetuese? Çfarë do të ndodh në RMV? Çështja mbetet e hapur”.

Drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan – Pol Mekarti, ka komentuar raportet e ardhshme Shkup – Sofje, duke marrë parasysh se në RMV vjen garnitura e re politike.

Ish-Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ardhjen në pushtet të partisë me oreintim djathtist nuk e sheh si mundësi për ndikim më të madh të Moskës. Ndërsa, Nadja Muzikina nga NDI ka theksuar se pavarësisht se kush ka e pushtetin, Maqedonia e Veriut duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Ekspertët vlerësojnë se lëvizjet zgjedhore nga e majta në të djathtë në Maqedoninë e Veriut, janë nxitur nga revolta e votuesve për shkak të zhvillimit të ngadaltë ekonomik dhe korrupsionit të vazhdueshëm që sipas tyre, kjo ndikon në ngadalësimin e aderimit në BE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close