
Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Nedim Izairi është i riu që pritet të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar komune në Bogovinë, mëson Top24.
Ndryshe Izairi është kryetar i kësaj dege dhe gëzon një simpati të madhe në Bogovinë ku me gjasë do të jetë përballë Besnik Emshiut i cili po ashtu pritet të jetë kandidat edhe për një mandat.



