LajmeSport

Ekskluzive/ Behiratche te 21 herë kampionët, detajet e marrëveshjes

Nga Superiorja në Moldavi. Jocelin Behiratche e ka mbyllur me Dinamo Cityn, duke zgjedhur të vijojë karrierën larg Shqipërisë.

SuperSport mëson se qendërmbrojtësi potent do të jetë pjesë e Sheriff Tiraspol në dy vitet e ardhshme. Kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 270 mijë €.

Klubi i Dinamos nuk përfiton asgjë nga ky transferim i lojtarit nga Bregu i Fildishtë. 26-vjeçari qëndroi vetëm një sezon te 18 herë kampionët e Shqipërisë.

Më parë ishte pjesë e Tiranës, teksa me bardheblutë fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë në 2022.

Tashmë do të jetë pjesë e rekordmenëve të futbollit moldav, me Sheriffin që ka fituar plot 21 herë titullin kampion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close