LajmeMaqedoniTopLajm

Editorial: Liderë shqiptarë assesi të marrin guximin të dalin në mejdan si Zaev e Mickoski

Mbrëmë u zhvillua një debat mes Zoran Zaevit që është lideri i partisë maqedonase LSDM-së dhe njëkohësisht kryeministër i vendit dhe dhe Hristijan Mickovskit lider i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ku ky debat u përshëndet nga opinioni publik dhe u përcoll me interes të madh, por që fatkeqësisht e njejta gjë nuk po ndodh edhe me liderët shqiptparë të cilë akuzohen në distancë, por nuk pranojë që të dalin përballë njëri-tjetrit për ti ballafaquar argumentet e tyre.

Ballafaqimi mes dy liderëve të cilët synojnë që të udhëheqin me shtetin është një element shumë i rëndësishëm për demokracinë e vendit, por që në të njejtën kohë kjo i jep mundësi qytetarëve që shohin dhe të vlersojnë argumentet, programet apo edhe platformat me të cilët ata synojnë që të qeverisin, shkruan Zhurnal.

Kjo është një praktikë shumë e përhapur në vendet me demokraci të zhvilluar, pasi ballafaqimi mes dy pretendentëve për postin më të lartë udhëheqës në vend është i një rëndësie të veçantë që ka një ndikim shumë të fuqishëm në orientimin e shumë qytetarëve të pa vendosur, të cilët në shumë shtete janë edhe përcaktuesit e fituesit apo edhe humbsit. Shembull të kësaj janë Shtete e Bashkuara të Amerikës ku debati mes dy liderve që pretendojnë të marrin kreun e Shtëpisë së Bardhë ndiqet nga miliona njerëz dheqë është një mundësi shumë e mirë për të tërhequr elektoratin “gri”.

Fatkeqësisht në vendet me demokraci jo të zhvilluara, debatet mes dy liderëve janë shumë të rralla, pasi ata në çdo mënyrë synojnë që ti shmangen ballafaqimit me njëri-tjetrin, e kjo është e shprehur sidomos tek ata që qeverisin me vendin, pasi në këtë mënyrë synohet që të fshehet dështimi i tyre.

Maqedonia e Veriut është një shtet në tranzicion ku demokracia ende është në zhvillim e sipër, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist dhe ardhja e pluralizmit, që nënkupton se nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se një çerek shekulli. Në vendin tonë jeta demokratike dhe pluralizmi po manifestohet në dy forma të ndryshme, pasi në anën maqedonase kemi një ballafaqim direkt mes dy liderëve për projektet dhe programet politike, kurse në anën shqiptare nuk po ndodhë e njejta.

Ballafaqimi mes Zaevit dhe Mickovskit, njëri kryeministër e tjetri pretendentë për këtë post ishte një mundësi shumë e mirë për elektoratin maqedonas, por edhe në përgjithësi për qytetarët e vendit tonë për të parë vizionin që kanë këta dy lider për të ardhmen e vendit. Ky debat u përcoll me shumë interes nga qytetarët të cilët sadopak mundën të merrnin informacion apo përgjige për pyetjet dhe dyshimet që ata mund të kishin, e që në të njejtën kohë kjo ka ndikuar që tek elektorati të krijojohet një pasqyr më të qartë se cili prej tyre është më i mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Debati mes liderëve të partive shqiptare është shumë i rëndësishëm, pasi numrat që ata kanë janë element përcaktues për krijimin e koalicioneve qveritare dhe si të tillë ata mund të ndikojnë fuqishëm në krijimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, e kjo e bënë shumë të rëndësishëm vizionin apo programet që ata kanë për të ardhmen e vendit.

Deri sa liderët maqedonas dalin dhe debatojnë për disa herë me rradhë, të shqiptarët fatkeqësisht nuk po ndodh e njejta, edhe pse një gjë e tillë kërkohet shumë nga oponioni, por që kjo gjë nuk po reflektohet aspak pasi nuk mbahet mend se kur ka qenë hera e fundit që ata kane debatuar me njëri tjetrin për të ardhmen e kësaj etnie në Maqedoninë e Veriut apo për të ardhmen e shtetit në përgjithësi.

Lideri i opozitës shqiptare Ziadin Sela ka bërë thirrje të vazhdueshme për një ballafaqim televiziv me liderin e Bashkimi Demokratik për Integrim, por që i njejti me arsyetime dhe justifikime nga më të ndryshme ka arritur që për një kohë të gjatë ta shtyjë dhe ta pamundësojë një duel të tillë, shkruan Zhurnal.

Shqiptarët meritojnë një duel mes dy kryetarëve të partive kryesore të tyre, pasi në këtë mënyrë ata do të merrnin përgjigje për shumë pikpyetje apo dyshime, dhe në këtë mënyrë do të kishin një pasqyr më të qartë të platformave dhe programeveqë kanë subjektet dhe gjërat që i dallon nga njëri-tjetri.

Shmangja e debatit, po i kursen shqiptarët nga një e drejtë elementare demokratike, pasi kjo situatë po krijon huti dhe kaos se cila apo cilat akuza janë të sakta apo jo të sakta, e që vetëm një debat direkt do të kishte mundësi që në një masë tu jepte përgjigje këtyre pyetjeve.

Shpresojmë që debatit Zaev-Mickovski të reflektojë edhe tek liderët shqiptarë që të dalin dhe të ballafaqohen mes vete me fakte, programe dhe platforma dhe jo të merren me akuza në distancë./

Related Articles

Back to top button
Close
Close