KulturëLajmeShowbiz

Edicioni i 8-të i Tirana Art Festival, Veliaj jep lajmin: Hapen audicionet për të gjithë të talentuarit

Bashkia e Tiranës organizon edicionin e 8-të të Tirana Art Festival. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili fton të gjithë të rinjtë e talentuar të marrin pjesë në audicione. Ky kompeticion bën bashkë talentet nga të gjithë gjimnazet e kryeqytetit në fushat e kërcimit, stilimit, artit pamor dhe muzikës.“Tirana Art Festival. Kërcim, instrument, stilim, art pamor, këngë! Së shpejti nisin audicionet! Bëhuni gati!”, shkruan Erion Veliaj.

Audicionet do të zhvillohen në fund të marsit në palestrat ose terrenet sportive të shkollave.

Në kërcim mentor do të jetë Ilir Shaqiri dhe Sueda Guri, në këngë Elhaida Dani dhe Kamela Islamaj, në instrument Gjergj Kaçinari, në stilim Klodi Mengri dhe në art pamor Driant Zeneli.

Tirana Art Festival prej edicionit të parë ka arritur të zbulojë talente në muzikë, kërcim dhe instrument që tashmë janë pjesë e jetës kulturore shqiptare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close