LajmeSport

Edi Reja me e nis me formacion “italian” ndeshjen e parë kualifikuese kundër Andorës

Pak ndryshime krahasuar me takimet e Nations League për Edoardo Rejan në sfidën debutuese të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022. Ndaj Andorrës Shqipëria do të zbresë në fushë me formacionin 3-5-2, me kapitenin Etrit Berisha në portë, Kumbullën, Ismajlin dhe Gjimshitin në mbrojtje, Hysajn në të djathtë të mesfushës, Lenjanin në të majtë, Memushajn, Gjasulën dhe Baren në qëndër dhe Cikalleshin e Manajn që ka fituar betejën me Uzunin në dyshen e sulmit. Është ky formacioni që propozon Edi Reja për sfidën e parë kualifikuese të Katar 2022 ndaj Andorrës, ku Shqipërisë i duhen me çdo kusht 3 pikët.

ANDORRA: Gomes; Llovera, Vales, San Nicolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Coldo Alvarez

SHQIPËRIA: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj, Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

Related Articles

Back to top button
Close
Close