LajmeRajonTopLajm

Edi Rama nga Ohri flet për minishengenin: Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Ohri, ku po merr pjesë së bashku me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Prespës, ka folur për minishengenin dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në fillim të fjalimit të tij, kryeministri Rama tha se “vendet e Ballkanit janë të vogla dhe pa fuqim nëse janë të ndara, mirëpo mund të them se janë të mëdha dhe plot fuqi nëse bashkëpunojnë.”

“Të bashkuar mund të themi se jemi të mëdhenj. Përse duhet ta presim BE-në që të kemi treg të lirë ndërrajonal, pse duhet ta presim BE-në që t’iu mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë me letërnjoftim. Nënkuptohet se kemi konflikte që kërkojnë zgjidhje. Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera”, tha Edi Rama.

Ai u shpreh shumë i qartë për të ardhmen e vendeve të Ballkanit duke thënë se “nuk ka nevojë të presim për Evropën që ne t’i forcojmë lidhjet tona”.

“Ne mund të krijojmë treg të lirë pa pritjen e BE-së. Qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftim nëpër Ballkan, duke mos pasur nevojë të presim për BE-në”, tha ai.

Ai tha se e di që vendet kanë konflikte aktive, mirëpo kjo nuk duhet t’i ndalë bashkëpunimet midis vendeve tjera, pasi, siç tha ai, “të gjithë u treguam praktikues të fesë, kur Angela Merkel, Papa i Evropës, na thirri në selinë e shenjtë në Berlin. Duke shkuar aty dhe duke u pajtuar se Mini-Shengeni duhet të krijohet si një bashkësi që nuk e mbivendos BE-në”.

Rama pohoi se ka pasur një takim virtual me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq, ku janë pajtuar se “ nuk do luajnë rolin e bushtrës me BE-në, duke iu thënë se nëse BE nuk martohet me ne, një palë e tretë do na marrë.”

Përkundër, ai tha se “nëse Evropa nuk do konferenca diplomatike, ata do kenë konferenca më pak, pasi ne mund të mblidhemi, pse jo edhe në Prespë”./Express

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close