LajmeMaqedoniTopLajm

Edhe VLEN-i kërkon korrigjimin e përmbajtjes së librit të Gjeografisë!

Koalicioni VLEN ka kundërshtuar me ashpërsi reagimin e sotëm të BDI-së për librin e Gjeografisë, duke e cilësuar atë si një lojë të vonuar dhe të paturpshme. Sipas VLEN-it, nuk ka asnjë moral që BDI të flasë për gabime në tekstet shkollore, kur për 15 vite me radhë ka mbajtur Ministrinë e Arsimit dhe ka lejuar që gjenerata të tëra të rriten me shtrembërime, me fyerje dhe me mohime të identitetit shqiptar.

“Ky është i njëjti subjekt që në kohën e tij: lejoi botimin e Enciklopedisë famëkeqe, ku shqiptarët u paraqitën me përmbajtje fyese dhe denigruese, toleroi që nxënësit shqiptarë në Veles të mos mësojnë në gjuhën shqipe, miratoi tekste me përmbajtje fyese për prejardhjen e shqiptarëve, duke e lënë arsimin peng të narrativave të huaja. Duam të njoftojmë opinionin se zëvendësministri i arsimit Lulzim Aliu, ka kërkuar verifikim të menjëhershëm dhe korrigjim pa vonesë të gabimeve, duke treguar se përgjegjësia institucionale është standardi ynë, jo vasaliteti politik i BDI-së”.

VLEN, në reagim kërkon korrigjimin e përmbajtjes sipas standardeve shkencore dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike për ata që për vite kanë lejuar shtrembërime të tilla. “Gjeneratat e reja meritojnë tekste të sakta dhe dinjitoze, jo narrativat e shtrembëruara që BDI ka toleruar ndër vite”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close