
Programi i Mëngjesit në Klan Kosova çdo ditë sjellë personazhe tejet pozitive nga fusha të ndryshme, politika, biznesi, showbizi etj.
Sot, mysafire në Klan Kosova ishte këngëtarja e njohura Gresa Behluli, e cila shpalosi një anë të saj që pak kush e di.
Ajo foli rreth angazhimeve të saja.
Behluli foli edhe rreth kërkesave të çuditshme të dasmorëve.
“Ka kërkesa të ndryshme edhe mandej kur kam hyrë në dasma, e kam parë që duhet me mësu këngë që edhe nuk më pëlqejnë shumë, por është kërkesë edhe e dasmorëve. Disa më pëlqejnë shumë, disa pak më pak por duhet prapë me i këndu për qejfin e tyre”, tha ajo në Klan Kosova.
“Unë zakonisht jam shumë e kujdesshme tek këngët e çiftit. Kur e kam përpara çiftin i zgjedhi, shumë këngë më habisin disa këngëtarëve nuk ua rrok kjo Duhet me qenë profesional”, shtoi Behluli.



