
Presidentja Vjosa Osmani, këtë të premte do ta presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili gjendet në Kosovë.
Sipas agjendës zyrtare nga presidenca, takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 13:00.
Përveç Osmanit, Fidani do të zhvillojë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla dhe kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Sipas njoftimit të MPJ-së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”
Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.
Vizita e Fidan në Kosovë ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.



