LajmeMaqedoni

Edhe në Tetovë kërkohet më shumë siguri nga shteti

“Jemi duke kërkuar vazhdimisht zgjidhje të kësaj gjendje, mirëpo ende nuk kemi një përgjigje adekuate se çka do të ndodhë me ne dhe me statusin tonë si persona zyrtarë që të njihemi”, tha Gjylsime Rexhepi, punëtore sociale në Qendrën për punës sociale në Tetovë

Plagosja e një nëpunëse sociale në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Prilep nga një i ikur nga spitalit psikiatrik në Demir Hisar, ka ngritur alarmin për sigurinë e punonjësve nëpër institucionet e shtetit, sidomos në institucionet që kanë punë gjatë tërë kohë me palë që janë të kategorive të ndryshme sociale. Duke u solidarizuar me kolegen e plagosur nga Prilepi, punonjësit në Tetovë janë shprehur se edhe ata janë të rrezikuara. Kërkojnë që edhe ata të kenë status të personit zyrtar sepse rreziku ekziston çdo herë.

“Koleges sonë i dëshirojmë shërim sa më të shpejt, me shpresën se këto akte do të përfundojnë dhe nuk do të përsëriten më. Ndoshta edhe pasiguria e bënë të veten, kushtet ekonomike pasi edhe vet emri i institucionit është i tillë dhe kemi raste kur sulmohemi. Kemi pasur raste dhe besojmë që edhe në të ardhmen do të jenë këto raste prezentë. Jemi duke kërkuar vazhdimisht zgjidhje të kësaj gjendje, mirëpo ende nuk kemi një përgjigje adekuate se çka do të ndodhë me ne dhe me statusin tonë si persona zyrtarë që të njihemi”, tha Gjylsime Rexhepi, punëtore sociale në Qendrën për punës sociale në Tetovë. Në ndërkohë, edhe psikologët që punojnë në qendrat sociale thonë se janë në rrezik, sepse në mesin e atyre që marrin shërbime janë edhe personat që janë konsumojnë lëndë narkotike, ose që janë në proces të shërimit.

“Jetët tona me një fjalë të shkurtë janë në rrezik. Në këtë institucion dihet që punojmë me kategorinë më të renduar të qytetarëve, japim mjaftueshëm shërbime për të gjithë qytetarët dhe fatkeqësisht kemi të bëjmë edhe me persona të cilët janë varur nga substancat narkotike, personat të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike, të cilët në çdo moment mund të na sulmojnë nën afekt të terapisë apo nën afekt të sëmundjeve të tyre. Të them të drejtën nga rasti që ka ndodhë në Prilep, jo vetëm unë por të gjithë kolegët që janë këtu jemi të frikësuar sepse në çdo moment mund të na hyjë dikush në zyrë dhe të na sulmoj dhe nuk jemi të mbrojtur as në mënyrë zyrtare por as kështu vet ne nga asnjë institucion apo nga ndonjë masë, të cilat do të jenë këtu çdoherë e do të ndjehemi më të sigurt në vendin e punës. Në rrezik jemi edhe kur mbaron orari jonë, kur dalim nga puna”, tha Fitore Sahiti, psikologe në Qendrën sociale.

Ndërkaq, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve e informon publikun se dënon çdo akt sjelljeje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjelljeje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale.

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t’i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti”, thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve. Nga kjo ministri apelojnë tek të gjitha institucionet që të ndërmarrin veprime me kohë dhe efikase në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të garantojnë sigurinë në vendet e punës të të gjithë punonjësve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close