LajmeMaqedoni

Edhe në Komunën e Tearcës po anashkalohet gjuha shqipe, kjo është e papranueshme

Ish kryetari i kuvendit të ASH-së, Nazmi Taipi ka reaguar duke e cilësuar si “skandal të radhës” faktin që, sipas tij, në Komunën e Tearcës komunikimi institucional bëhet vetëm në gjuhën maqedonase dhe turke, ndërsa mungon gjuha shqipe.

Ai thekson se Tearca është komunë ku mbi 90 për qind e banorëve janë shqiptarë, ndaj, sipas tij, përjashtimi i gjuhës shqipe nga komunikimi zyrtar është i papranueshëm.

“Në Komunën e Tearcës, ku mbi 90% e banorëve janë shqiptarë, institucioni që duhet t’u shërbejë qytetarëve zgjedh t’u drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe turke, duke e lënë jashtë gjuhën shqipe”, shkruan Taipi.

Ai e cilëson këtë veprim si fyes ndaj shumicës së banorëve të komunës.

“Kjo është e papranueshme dhe fyese për shumicën e banorëve. Gjuha shqipe nuk mund të anashkalohet në një komunë me shumicë absolute shqiptare”, thekson ai.

Në fund të reagimit, Taipi u bën thirrje institucioneve komunale që të respektojnë qytetarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

“Respektoni qytetarët. Respektoni gjuhën shqipe.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close